“Drogaxhi, bixhozxhi dhe hajdut”, qytetarët vlonjatë kryqëzojnë Babalen (Video)


“Dëshmitari X”, apo Albert Veliu personazhi i përgjimit të publikuar nga PD është një personazh i njohur në qytetin e Vlorës. Ata e tregojnë “Babalen” si një person të përfshirë në trafiqe, problematik në qytetin e Vlorës dhe të zhytur në borxhe në shumë biznese në qytetin bregdetar.

Përgjimi i publikuar nga PD, ku pretendohet se është Agron Xhafaj, është kthyer në temën kryesore të diskutimeve edhe tek qytetarët vlonjatë, të cilët i njohin edhe personazhet e përfshira në këtë debat.

Ata nuk shprehen të habitur për këtë situatë, por e cilësojnë gjithçka të inskenuar politiksht duke përdorur personazhe të dënuar për trafik droge për të sulmuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Disa prej të intervistuarve, e njohin nga afër “Dëshmitarin X”, Albert Veliu.

Teksa e cilësojnë si llumin e shoqërisë vlonjate, ka edhe nga ata që shprehen se Veliu u ka borxhe në bizneset e tyre dhe se ai njihet në qytetin e Vlorës si kontigjent kriminal.

Ai në ato linja ka qenë, ka qenë me kohë. Vetë është marrë me atë punë, ka bërë burg. Është dënuar në 2002, është dënuar në 2005.

Qytetar vlonjat: Është një njeri që është marrë me drogë, ka vjedhur, ka rënë në burg kaq herë. E provokova njëherë, thotë, këto janë fjalë rrugaçësh.

Qytetar vlonjat: Këtë e ka bërë PD-ja, e ka futur në kurth. E njohim, si nuk e njohim.

Qytetar vlonjat: “Është kumarxhi”, thotë një tjetër qytetar vlonjat. E njoh që kalama. Njeri i rëndomtë, në të gjitha lokalet e Vlorës ka borxhe. Ashtu ka qenë, ashtu do mbetet dhe ashtu do vdesë ai.

Qytetar vlonjat: Këto nuk janë opinionet e vetme. Ka pasur edhe nga ata qytetarë që nuk e njohin nga afër “Dëshmitarin X”, por në opinionin e tyre e cilësojnë të gjithë ngjarjen si të inskenuar për kredo politike. Shikoni videon duke ḳIiḳüar më poshtë