Dritan Demiraj: Ja telefonata qe i hapi rrugën Gruevskit në Shqipëri


Autoritetet shqiptare duket të jenë në kufijtë e një skan.dali ndërkombëtar pas konfirmimit të lajmit se Nikola Gruevski kaloi pa u shqetësuar përmes Shqipërisë për në Mal të Zi.

Ky fakt ka nxitur jo pak kritika sa i takon sigurisë dhe ruajtjes së integritetit territorial të vendit duke lënë pa përgjigje mjaft pyetje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka reaguar ashpër lidhur me këtë çështje dhe ngre shumë dyshime për mënyrën se si arriti të kalojë i pa shqetësuar në kufi dhe për njohjet e tij në Shqipëri.

“Si mund të justifikohet Policia me deklaratën e saj të papërgjegjshme dhe aspak profesionale, që shtetasi Gruevski ka dalë nga pika doganore me makinë diplomatike dhe autoritetet doganore dhe policore nuk mund ta ndalonin??

Në cilin vend të botës ndodh kjo? Nuk mund te justifikoheni që personi ne fjale nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Si ka mundësi të kalojë kufirin një person që nuk ka pasaportë, pasi të gjitha dokumentet e identifikimit te Gruevskit i janë sekuestruar me kohe nga shteti maqedonas?

Gruevski duhej ndaluar, por siç duket ndonjë “telefonatë” mund t’ja ketë hapur rrugën, ashtu siç ka ndodhur në shumë raste që i është hapur dhe tr*fikanteve te drgës dhe personave në kërkim ndërkombëtar, apo mos doni të justifikoheni se nuk kemi Ministër te Brendshëm??”, – shkruan ndër të tjera Demiraj