‘Dridhet’ politika, paralajmërohet furtunë në 2019: Parate e vjedhura do tu kthehen shqiptareve


Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të fortë për politikanët shqiptarë, teksa është shprehur se viti i ardhshëm do të sjellë një valë arr.estimesh në Shqipëri. Në një prononcim për ‘Sot’, Ngjela ka thënë se gjatë 2019, me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, do të nisin hetimet në nivele të larta dhe do të ketë edhe konfiskime pasurish të vëna nga gr.abitja e qytetarëve.

“E dyta pastaj, këtu flitet për konfiskimet e parave dhe marrjen e pronave. Këtu ka nga këta të ko.rruptuar që kanë nga 2000 hektarë, mijëra hektarë tokë jua kanë marrë shqiptarëve. Ju kanë dhënë 20% dhe ju kanë marrë 80% të pronës. Ata i kanë vënë parakusht o merre këtë pronë që të jap ose mos e merr fare. Këtu do të fillojë hetimi, tek shpronësimi i njerëzve që kanë fituar para përmes grabitjes së shqiptarëve. Të paktën kjo është optika e deritanishme”, ka thënë Spartak Ngjela.

Avokati deklaroi se me qëllim që një gjë e tillë të arrihet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rrisin pr.esionet, ndërsa nënvizoi se shanset për azil politik për politikanët e rr.ezikuar nga drejtësia e re janë zero.

“Politika amerikane do ta vazhdojë pr.esionin për zbatimin e Kushtetutës, për krijimin e KLGJ dhe KLP dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilat, të gjitha mendohet të realizohen deri në datat 15 ose 20 dhjetor. Kështu që mendoj se kjo do të jetë ecuria edhe në Shqipëri. Se cilat do të jenë goditjet penale do t’i shikojmë. Të ko.rruptuarit kanë marrë masa nëpër vendet ar.mike të Shqipërisë, por nuk ma do mendja që të fitojnë az.il politik aq kollaj”, është shprehur dje avokati Spartak Ngjela.