/Drejtohet Kulla e Pizës. Ja ç’po ndodh me të

Drejtohet Kulla e Pizës. Ja ç’po ndodh me të

Kulla e Pizës është e qëndrueshme dhe po e zvogëlon pjerrësinë e saj. Edhe pse me një lëvizje shumë të ngadaltë. Në këtë përfundim kanë arritur profesorët Salvatore Settis, Carlo Viggiani e Donato Sabia. Ata kanë mbikëqyrur për më shumë se 17 vjet lëvizjet e monumentit të famshëm.

Në 20 vjet, kulla e kambanës ka humbur rreth 4 cm të pjerrësisë. Gjendja e saj është shumë më e mirë se parashikimet e komitetit ndërkombëtarë të koordinuar nga Michele Jamiolkowski midis viteve 1993 dhe 2001.

Pesha e kullës së Pizës është rreth 16 mijë ton. Me një lartësi prej 55.86 m nga toka në anën më të ulët dhe 56,70 m në anën më të lartë. Gjerësia e murit në bazë është 4,09 m. Dhe në krye 2,48 m. Para se të niste puna për restaurimin e kullës, e kryer midis 1990 deri në 2001, kulla kishte një pjerrësi prej 5,5 gradë.