Drejtimin e Ministrisë së Brendshme mund ta marrë vetë Edi Rama


Ministër i ri i Brendshëm mund të jetë vetë Edi Rama. Juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar për ‘Ora News’ se kryeministri Rama ka hapësirat për të marrë edhe drejtimin e këtij institucioni të rendësishëm, ndërsa Sandër Lleshin ta emërojë zv/ministër.

“Atë (postin e ministrit të Brendshëm) mund ta zërë zoti Rama dhe zotin Lleshi në mënyrë onorifike e bën zëvëndësministër. Ndërkohë vetë zoti Lleshi do të drejtojë Ministrinë e Brendshme”, ka thënë Gjikondi.

Juristja ka theksuar se “Shqipëria nuk ka luksin të jetë pa ministër të Brendshëm jo vetëm si anëtar i NATO-s, jo vetëm në kuadër të reformës në drejtësi që ka ndërmarrë, por dhe në kuadër të arr-estlmeve dhe godltjeve që ka filluar të ndërmarrë kundrejt krlmlt të organlzuar.”

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sot presidentit Ilir Meta një takim për këtë çështje, ndërsa sipas burimeve kreu i shtetit i ka dorëzuar kreut të qeverisë një letër ku paraqet arsyet pse nuk ka marrë një vendim për kandidaturën e Lleshit.