/Dr. Kryemadhi, ka edhe 4 tituj shkencor, marrë në universitetet “Harvard, “Nebraska” e “G. Marshall”

Dr. Kryemadhi, ka edhe 4 tituj shkencor, marrë në universitetet “Harvard, “Nebraska” e “G. Marshall”

Sipas “CV” zyrtare që ka deklaruar në Kuvend, zbulohet se përveç titullit “Doktore Shkencave”, që i ka dhënë “Prof. Dr” i korrupsionit Dhori Kule, pronarja e LSI, qenka më e shkolluar se Angela Merkel, ndërkohë që 1 diplomë pasuniversitare e 2 grada, ka dhe bashkëshorti i saj

Mos u çuditni, por pronarja LSI, Dr. Kryemadhi, Monika, nuk paska vetëm diplomë vetëm për mësuese e lëndës “Bio-Kimi” dhe gradën “Doktore Shkencash Ekonomike”, të dhënë nga pazarxhi-batakçiu Dhori Kule.

Sipas “CV” së saj, që gjendet në faqen zyrtare të Kuvendit, rezulton se Dr. Kryemadhi, paska edhe tituj e grada të tjera, si “Dokore” në fushën e sigurisë rajonale, të politikave diplomatike të BE e SHBA dhe menaxhim të ekonomive të tregut botëror.

Po në “CV”, thuhet se Dr. Kryemadhi, zotëron në nivelin “Shumë mirë” edhe gjuhët Anglisht e Frëngjisht, të cilat nuk i përdor, mbasi Petrit Vasili me 4 dëshmi gjuhësh të huaja, thotë se Monika, preferon të komunikojë vetëm në gjuhën amëtare, ndaj dhe nuk ka deklaruar në “CV”, se në cilin universitet, i ka mbrojtur këto dy gjuhë.

Ja “CV”zyrtare, e deklaruar prej saj

– Diplomuar në degën “Bio-Kimi”, Fakulteti e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

– Në Gusht-Dhjetor 1999, ka kryer studimet “Për sigurinë rajonale”, në qendrën Universitare “George C. Marshall European Center for Security Studies”, në Gjermani.

– Në vitet 2000-2002, ka kryer studimet “Master në Administrim Biznesi”, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin “Nebraska”, të Linkoln-SHBA

– Në vitin 2002, ka marrë “Certificate of Appreciation”, nga Qendra Studimore Universitare “George C. Marshall”.

– Në muajin prill 2002, ka përfunduar: “Leadership for the 21 st Century Chaos, Conflict and Courage”, në Harvard University

– Në vitin 2015, ka marrë gradën “Doktore Shkencave”, me temën “Analiza e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore, në Këndvështrimin Ekonomik-Juridik”, me Udhëheqës Prof.Dr. Dhori Kule.

– Dr. Kryemadhi, Monika, zotëron në nivelin “Shumë mire”, gjuhët: Anglisht-Frëngjisht. / Ekskluzive.al