Dorëzohet Vuçiç, kompromis me shqiptarët ose shkojmë drejt humbjes


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën, përveçse arritjes së një marrëveshje, e cila do të pranohet nga serbët dhe shqiptarët sepse ajo sjell paqe.

“Nuk ka paqe përndryshe, kuptojeni këtë. Kuptojeni dhe silluni me përgjegjësi të gjithë dhe kuptoni se kjo është e vetmja gjë që është e mundur. Nëse nuk kemi një marrëveshje, shqiptarët do të jenë edhe më të shqetësuar”- tha Vuçiç, raporton “Espresso”.

“E vërteta është se Kosova nuk është e gjitha shqiptare dhe e vërteta është se Kosova nuk është e gjitha serbe dhe e vërteta është se ne kemi nevojë për të arritur një kompromis. Ai që nuk e kupton këtë do të futë Serbinë në tragjedinë më të madhe nga të cilat ne do të dalim të mposhtur, do të pësojmë humbjen më të keqe se kurrë më parë”- thotë ndër të tjera Vuçiç, duke shtuar se ”nuk do ta çonte Serbinë në lu ftëra dhe ko nflikte nga të cilat nuk mund të dilnin si fitues”./Balkanweb