/Doni te punoni në Angli? Ambasada jep njoftimin qe te gjithe prisnim

Doni te punoni në Angli? Ambasada jep njoftimin qe te gjithe prisnim

Shpesh herë në rrjetet sociale na ka ndodhur që të shikojmë njoftime për punë dhe viza pune në shtete të ndryshme të botës.

Pikërish një lajm i tillë ka detyruar Ambasadën shqiptare në Londër që të japë një njoftim mjaftë të rëndësishëm për të gjithë ata që tentojnë të aplikojnë nga keto njoftime.

Ambasada shpjegon se shumica e këtyre lajmeve janë një skemë ma*htrimi që synojnë zhvatjen e njerëzve.

Ja deklarata e plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë, mos bini pre e ma*htrimeve kompjuterike online!

Duke marrë shkas nga disa histori të përsëritura, ku shtetasve shqiptarë u ofrohet nëpërmjet facebook, linkedin, apo email, vend pune nga persona që hiqen si “Kryetar të Bordit Seleksionues” apo nga “Seksioni i Burimeve Njerëzore” të disa kompanive “fa-ntazma”, me kontrata pune deri në tre vjet dhe të rinovueshme, për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar, ju bëjmë thirrje të ndërprisni menjëherë çdo komunikim me këta persona.

Sipas kësaj skeme mashtrimi, ju do të merrni njoftime të njëpasnjëshme mbi “suksesin dhe potencialin e kandidaturës tuaj”, derisa do t’ju kërkohet të paguani rreth 1000 paund britanik me Money Gram apo western Union për shpenzime të procedimit të vizës.

Informacioni zyrtar për këdo që është i kualifikuar dhe do të punoj në Mbretërinë Bashkuar është këtu: https://ëëë.gov.uk/tier-2-general dhe atje fare lehte mund të verifikoni nëse kompania që ju ka ofruar punën është e licencuar apo jo për qëllime të pranimit të emigranteve në punë.

Lutemi shpërndajeni këtë njoftim tek miqtë tuaj,’përfundon ambasada.