/Domateve u injektojmë hormone dhe skuqen për 24 orë. Fermeri ju shpjegon si ti dalloni

Domateve u injektojmë hormone dhe skuqen për 24 orë. Fermeri ju shpjegon si ti dalloni

Emisioni investigativ “BOOM” ka sjellë një dëshmi tronditëse të një fermeri për produktet bujqësore që konsumojmë. Ai pohon se domateve dhe kastravecave i bëjnë hormone ose i lyejnë në mënyrë që produkti të rritet dhe të piqet shpejt. Fermeri thekson se brenda 24 orëve domatja skuqet dhe shkon direkt për konsumim.

“Trangujt, ne i tresim urenë atje dhe hedhim në darkë dhe të nesërmen mbrëma ne e vjelim. Spinaqin nuk e ha dot, ku kemi më kontroll ne. Ne e pjekim me zor domaten. Pse pak po vdesim ne”, shprehet fermeri.

Biseda e plotë:

Gazetarja: Janë të shtrenjta këto helme për domaten?

Fermeri: Pak të shtrenjta por ja vlen, se nuk e pjek dot ti.

Gazetarja: Ajo domatja që i hedhin këtu hormone…

Fermeri: Është keq edhe kjo që lyen kokrra, është tjetër ajo me hormone. I kapim kokër më kokër dhe i bëjmë me petrogaz.

Gazetarja: Po nga ministria e Bujqësisë nuk vijnë ekspertë?

Fermeri: Po ku janë? Mua nuk më ka ardhur njeri te sera.

Gazetarja: Po domatja për sa kohë bëhet kur i hedh këtë hormonin?

Fermeri: Brenda 24 orëve skuqet e gjitha. Kur e pret domaten ti jashtë është e kuqe, brenda është me fara të bardha

Gazetarja: Po si ta dalloj?

Fermeri: Hape, po ti këtë me farat jeshile mos e merr.