DOKUMENT/ Ilir Meta publikon 14 pyetjet josekrete drejtuar ministrisë së Mbrojtjes për Sandër Lleshin


Tre ditë pasi kryeministri Edi Rama i dërgoi për të dytën herë Presidentit Ilir Meta emrin e Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm, publikohet lista me pyetje e Kreut të Shtetit për Ministrinë e Mbrojtjes.

Janë 14 pyetje jo sekrete ku kërkohet informacion për Gjeneralin Sandër Lleshi.

Pyetjet kanë të bëjnë me aktivitetin e Lleshit gjatë kohës kur Lleshi ishte zyrtar në Ministrisë e Mbrojtjes.