Do udhëtoni me avion nga Rinasi? Urgjent ta lexoni tani këtë ose do mbeteni në “tokë”…


Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar paralajmëron të gjithë pasagjerët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Italisë me kompaninë ajrore italiane “Fly Ernest” s.p.a.

Sipas këtij Autoriteti, kjo kompani në mënyrë të përsëritur, që nga momenti i fillimit të operimit në tregun shqiptar rreth një vit më parë, për shkak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme në avionë për përballimin e destinacioneve të publikuara dhe keqmanaxhimit, ka patur anulime dhe vonesa të zgjatura të fluturimeve, të cilat kanë shkaktuar shumë shqetësime tek qytetarët shqiptarë që e kanë zgjedhur atë si kompani për të udhëtuar.

Ja deklarata:

Autoriteti Aviacionit Civil, ka marrë ankesa të vazhdueshme nga pasagjerët dhe po e ndjek nga afër situatën e krijuar prej kohësh, ku rezulton se kjo kompani ka vonuar gjatë ose ka anulluar mbi 50 fluturime përgjatë kohës që operon në Shqipëri, me një faturë kompensimi për t’u paguar prej mbi 2.5 milion Euro, në rast se do të ishin ndjekur procedurat e kompensimit.

AAC, ka dërguar disa kërkesa për marrje masash pranë kompanisë dhe autoritetit italian gjatë periudhës së dimrit dhe përpara fillimit të sezonit veror të fluturimeve, dhe këtë problematikë do të vijojë ta ndjeki edhe në takimet urgjente që do i kërkohen kompanisë dhe autoriteve italiane si autoriteti liçensuses.

Si hap të parë i bëjmë thirrje çdo pasagjeri që has në problematika me linjat e ndryshme ajrore, të mos hezitojë të na kontaktojë në rrugë zyrtare në emailin pax@acaa.gov.al, për të kërkuar asistencën e nevojshme për plotësimin e formularit të ankesës, dhe marrjen e kompensimit financiar prej €250 nga kompania.

Ndërkohë, AAC ka hapur edhe zyra në Aeroport, në kt 2 mbi check-in, ku mund të drejtoheni për t’u konsultuar me stafin tonë të specializuar në të drejtat e pasagjerit. Së dyti, i rekomandojmë qytetarëve të përzgjedhin kompaninë sipas performancës së duhur në operim dhe për këtë AAC do të publikojë në buletinin mujor, duke filluar nga 5 Maji, performancën e secilës kompani që operon në TIA.