Do bëhet nami! Brenda disa orësh Siria do të sulmohet me raketa (Foto)


Një alarm ndërkombëtar ka ardhur ditën e sotme nga “Eurocontrol”, i cili paralajmëroi se brenda 72 orëve Siria mund të sulmohet me raketa.
Agjencia Evropiane e Kontrollit të Trafikut Ajror paralajmëroi se mund të përdoreshin raketat ajrore, duke ngritur alarmin se radarët mund të dalin jashtë funksionit.

“Eurocontrol” bëri thirrje për ndërprejen e të gjitha fluturimeve në Mesdhe.

Presidenti Donald Trump dhe aleatët perëndimorë po diskutojnë masat për të ndëshkuar Presidentin e Sirisë, Bashar Assad, për një sulm kimik ndaj qytetarëve të tij.

Trump anulloi një udhëtim të planifikuar në Amerikën Latine për t’u përqëndruar më tepër në përgjigjen ndaj incidentit në Sirisë.

Në faqen e saj zyrtare, “Eurocontrol” shkruan se:

Për shkak të fillimit të sulmeve ajrore në Siri (me raketa ajrore ose tokësore) brenda 72 orëve të ardhshme, ekziston mundësinë e ndërprerjes së radarëve.
Duhet të merret në konsideratë ndërpreja e fluturimeve në zonën e Mesdheut.”

Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania kanë paralajmëruar linjat ajrore që të qendrojnë larg hapësirës ajrore siriane.