May 29, 2020

DjaIi porositi televizor online, por gjithçka rezuItoi në mënyrën më të k eqe të mundshme

Të shumta janë rastet e m ashtrimeve nga faqet që shesin produkte online dhe me futjen e teknologjisë duket sikur këto raste janë bërë më të shpeshta, por pothuajse gjysma e popullsisë nuk janë të mirë-informuar nga rrezlku që vjen nga këto blerje.

Këto faqe që kanë nisur qarkullimin e tyre të vrullshëm në rrjet, nuk duhet të merren për të mirëqena pasi nuk kanë një bazë fizike ku mund të drejtohesh nëse shfaqet një problem me produktin e blerë dhe ankesat apo pakënaqësitë do të përfundojnë në ajër.

Shembulli më i fundit, vjen si një denonclm në redaksinë tonë nga një djalë i cili sqaron se ka blerë një televizor tek firma Vivenso Albania, një firmë online pajisjesh elektroshtëpiake.
Përveç faktit se menaxheri i kishte premtuar edhe dhurata të tjera që do të vinin për disa ditë e që nuk mbërritën kurrë, ai pagoi 45.000 mijë lekë për televizorin që kishte porositur dhe pajisja nuk ishte e njëjta për të cilën kishte rënë dakord në bisedë.
Përshëndetje. Kam një probIem me vivenso albania, me orisel kaja, na solli pajisjen në shtëpi. Bëri kontratën dhe shkroi edhe për dhuratat që përfitonim, tha që do i sillte për pak ditë dhe sot kanë kaluar disa muaj dhe akoma s’po i sjell. Nuk hap as nr e tel, nëse mund ta bëni publike ju dërgoj edhe kontratën, foto dhe mesazhet, ka shkruar djali.