/Dhori Kule drejt dorëheqjes? Takim me studentët e Fakultetit Ekonomik

Dhori Kule drejt dorëheqjes? Takim me studentët e Fakultetit Ekonomik

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Dhori Kule, është duke zhvilluar një takim me studentët e këtij fakulteti.

Takimi vjen paralelisht me protestën që po zhvillohet ditën e sotme nga studentët. Kule i ka mbledhur studentët në dekanatin e këtij fakultetit.

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Kules, për shkak të keqmenaxhimin dhe abuzimin në këtë fakultet.

“Keqmenaxhim dhe abu zime në fakultet. Kule të japë dorëheqjen”,-mësohet se janë shprehur studentët.

Takimi që po zhvillohet sot ishte parashikuar të zhvillohej që në 15 dhjetor, por në takimin e organizuar nga studentët, Kule nuk mori pjesë.