Deputeti shqiptar “ia plas” serbit për Kosovën: Flamuri im është shqiptar! (Video)


Vijon të krijojë përplasje mes deputetëve dhe jo vetëm, çështja e Kosovës.

Këtë herë dy deputetë të Malit të Zi janë përplasur mes tyre duke replikuar ashpër.

Ka qenë ministri shqiptar Mehmet Zenka në qeverinë e Malit të Zi, ai që ka replikuar me një deputet serb gjatë seancës parlamentare.

Debati nisi për çështjen e Kosovës dhe më pas deputeti e pyet se cili është flamuri që ai përfaqëson.

Përgjigja e Zenkës ishte e menjëhershme, duke i thënë se flamuri i tij është ai shqiptar