Deputeti i parlamentit shqiptar flet greqisht: Kam ardhur ta nderoj Kacifasin (Video)


Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, është i pranishëm në Bularat ku do të mbahet ceremonia mor.tore për 35-vjeçarin Kostandin Kaçifas.

Dule nuk iu shmang dot interesimit të mediave, ndërsa nisi deklaratën e tij duke folur fillimisht në greqisht, e më pas, teksa gazetrët shqiptarë ishin mbledhur për ta intervistuar dhe i kërkuan të thoshte dy llafe edhe në shqip, u kujtua se ndodhej ende në tokë shqiptare.

Kreu i PBDNJ bëri thirrje të zbardhet e vërteta me çdo kusht, ndërsa kërkoi që të respektohej ceremonia mor.tore.

Ai u shpreh:

Jemi në radhë të parë, në këto momente, në momentet e va..rrimit të Kostandinos Kacifas. Këto janë momente të shenjta. Jemi për të ndarë dhlmbjen me gocën e Kstandinos, mamanë, babanë e komunitetin.
Shprehim nderimin ndaj të ndjerit dhe vendosmërinë se e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Zbardhja e kësaj çështjeje është jetike. Ajo mund të vonojë, por nuk duhet të humbasë”.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/421792395020233/?t=0