Deputetët e SYRIZA kundër medias greke: Po mashtroni për ngjarjen e Bularatit


Një grup i deputetëve të partisë SYRIZA në Greqi kanë kritikuar median greke për falsifikim të fakteve për vr,asjen e Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës. Rreth 14 deputetë të kësaj partie, që ka shumicën në qeverinë greke, i kanë dërguar një letër kryeministrit dhe ministrit që mbulon sektorin e mediave kundër raportimeve të teleivizionit “Star TV”.

Në kritikat e tyre, deputetët grekë thonë se televizioni ka prodhuar lajme dhe video të rreme mbi detajet e vd.ekjes së Kacifas.

Konkretisht deputetët grekë thonë se televizioni ka dhënë lajme se gjoja Kacifas është vr-arë pas arrestlmit, gjë që bie në kundërshtim me faktet e njohura deri më sot për këtë ngjarje. Gjithashtu ata shpjegojnë se në këtë televizion dhe më pas në shumë më media të tjera është shpërndarë një video që gjoja tregon arrestimln e Kacifas, kur në fakt pamjet i përkasin një arrestlmi të vitit 2014 dhe nuk kanë lidhje me atë që ka ndodhur në Bularat.

Deputetët thonë se publikimi i lajmeve të tilla “ka ndikuar në keqinformimin e opinionit publik grek për çështje që janë shumë të ndjeshme, si ato në marrëdhënlet me vendet fqinje”.

Duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që një televizion publik shpërndan lajme të rreme, deputetët e SYRIZA i kërkojnë qeverisë që të marrë masa për të mbrojtur të vërtetën.

SYRIZA ka 135 deputetë nga 300 që ka gjithësej parlamenti grek.