/Del VIDEO: Rama nuk paguan tarifën në Rrugën e Kombit, eskorta me 7 makina ‘çan traun’

Del VIDEO: Rama nuk paguan tarifën në Rrugën e Kombit, eskorta me 7 makina ‘çan traun’

Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka publikuar në profilin e tij një video, sipas së cilës eskorta e Kryeministrit Edi Rama nuk paguan tarifën për kalimin në Rrugën e Kombit.

Në video shihet makina Mercedes Benz e Ramës që kalon e para dhe më pas foristradat e tjera që e shoqërojnë, të cilat kalojnë në terminalin anësor dhe i shmangen pagesës.

Pasditen e sotme Kryeministri ka qenë në Konferencën Ndërkombëtare Albanologjike, kushtuar Gjergj Kastriotit, ndaj me shumë mundësi video është nga një ditë më parë kur Rama ishte në Kukës në mbledhjen dy ditore të Qeverisë.

“Per vete Kallam Deshtaku nuk paguan nje qindarke kurse fut duart e tij te zeza edhe tek me te varferit e Qarkut te Kukesit. Turp! sb”, ka shkruar Sali Berisha mbi videon e publikuar.