/Dekretimi i ministrit të ri/ Artan Hoxha: Lleshi e çoi për ‘Iesh’ Presidentin

Dekretimi i ministrit të ri/ Artan Hoxha: Lleshi e çoi për ‘Iesh’ Presidentin

Dekretimi i Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm ishte kryefjala e dy javëve të fundit në politikën shqiptare. ‘Telenovela’ mori fund mbrëmë, pasi kreu i shtetit firmosi dekretin e emërtimit, ndërsa gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në një postim në faqen e tij në Facebook thotë me ironi se “Lleshi e çoi për “Iesh” presidentin”.

Për ata që besuan se presidenti do e çonte Lleshin për “Iesh”,….më duket se Lleshi e çoi për “Iesh” presidentin!!! Tani që presidenti më në fund krijoi “bindjen” e plotë për ministrin e Brendshëm, me mbeti fiksim ajo pyetja numër 14-te e Metës: Si ta ketë mbiemrin vallë ky ministri i Brendshëm, Lleshaj si e propozoi Rama, apo Lleshi si është deklaruar në vendimet e gjykatës?!!!
Artan Hoxha

Presidenti firmosi mbrëmë dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm