Deklarata e fortë e analistit: Tahiri do tregojë të vërtetat drithëruese për miqtë dhe armiqtë e tij


Analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin Java në RTSH, ka treguar detaje për konferencën që Tahiri pritet ta mbajë gjatë javës së ardhshme.

Vangjeli tha se kishte komunikuar me Tahirin, dhe ky i fundit kishte thënë që në konferencë do të thotë të vërteta drithëruese.

Ai shtoi se ish-ministri i Brendshëm, do të flasë për miqtë dhe për armiqtë, duke thënë se kjo konferencë mund të ketë efekte në politikën e brendshme.

“Pretendohet se do të flasë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë, po në një terren kaq të rrëshqitshëm siç është politika shqiptare, vija që i ndan miqtë nga armiqtë është kaq e hollë sa shpesh, kush gdhihet miq sot nesër është një armik dhe e anasjelltas, por edhe në këtë rast them se ende nuk dihen se cilat janë të vërtetat që do të thotë ish-ministri i Brendshëm”, shtoi Vangjeli në Studion e Java në RTSH.