/Dalin pamjet, Rama-studentit: Hajde këtu se ta tregoj unë ty (Video)

Dalin pamjet, Rama-studentit: Hajde këtu se ta tregoj unë ty (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar ndaj takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me studentët. Shehaj shkruan në rrjetin social Facebook, se në vend të bëjë detyrën e kryeministrit për të zgjidhur kërkesat, Edi Rama i harxhon të gjitha energjitë për të mashtruar, manipuluar dhe përdorur të tjerët.

Duke ju referuar Ramës, deputeti demokrat shkruan më tej se për klientët nuk heziton një çast para se të japë miliona në skema mashtrimi dhe vjedhjeje ndërsa për arsimin dhe studentët nuk lëshon asnjë qindarkë!

“Nuk mund të ketë dialog me një kryeministër që të kap pas Ieckash ndaj detyra e të gjithëve është protesta!”, shkruan Shehaj teksa e shoqëron postimin e tij edhe me një video në momentin kur Rama hyn në sallën ku u mbajt takimi me studentët.

Postimi i plotë

Edi Rama është nervozuar sot me një student vlonjat që e nxorri bllof duke i thënë se salla është plot me gjimnazistë dhe jo studentë të universitetit.

Në vend të bëjë detyrën e kryeministrit për të zgjidhur kërkesat, Edi Rama i harxhon të gjitha energjitë për të mashtruar, manipuluar dhe përdorur të tjerët. Për klientët nuk heziton një çast para se të japë miliona në skema mashtrimi dhe vjedhjeje, për arsimin dhe studentët nuk lëshon asnjë qindarkë!

Nuk mund të ketë dialog me një kryeministër që të kap pas Ieckash ndaj detyra e të gjithëve është protesta!

https://www.facebook.com/agronshehaj.al/videos/220759735483245/?t=0