Dalin FOTOT e projektit, ja si do të duket Unaza e Madhe në Tiranë


Kohët e fundit është vendosur në diskutim, ndërtimi i projektit të Unazës së Madhe, i cili është planifikuar të përfundojë në vitin 2020 dhe do të ketë gjatësi rreth 22-23 km. Rruga e tij është konceptuar të funksionojë si rrugë shpejtësie dhe me hyrje- dalje të disiplinuara.

Segmentet e Unazës kanë filluar nga ndërtimi i tyre. Kryesisht ky ndërtim përfshin zona të pabanuara, por dhe një numër shtëpish dy dhe tri katëshe, të ndërtuara në zona formale.

Projekti do të bashkojë shkollën Teknologjike me shesh rrotullimin Shqiponja dhe përbëhet nga dy korsi vajtje-ardhje prej 11.5 metra .

Këto ditë ka filluar prishja e disa pronave, si pasojë për të lehtësuar ndërtimin e Unazës së madhe. Ky veprim nuk është pritur mirë nga qytetarët e Tiranës, pasi ata kanë dalë të revoItuar në protestë për të mbrojtur pronat dhe banesat.

Fotot e projektit të Unazës së madhe: