“CMENDET MOTI”,ja cfare pritet te ndodhe ne oret ne vazhdim


Ditën e sotme, i gjithë vendi do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë që pritet të shkaktojë rreshje shiu intensive dhe rrufe në Ultësirën Perëndimore.

Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari, era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-perëndimin. Temperaturat do të pësojnë zbritje. Në zonat malore priten temperatura 14/21°C. Në zonat e ulëta 17/26°C, ndërsa në ato bregdetare 19/25°C.

Kushtet atmosferike në vendin tonë dhe në Kosovë do të ndryshojnë falë një shtjelle ciklonike që është pozicionuar në gadishullin Apenin dhe që po afrohet gradualisht drejt Ballkanit Perëndimor.