Cili eshte misteri i provincës me emrin Albania në Kolumbi, dhe lidhja e saj me Shqiperinë


Me siguri shumë pak shqiptarë e dinë se në Kolumbi ka një provincë me emrin Albania. Kështu e ka emërtimin qyteti i cili është edhe qendër komune në Departamentin Kolumbian të La Guajira në Detin e Karaibeve.

Albania është komuna më e re e këtij departamenti së bashku me qytetin Uribia dhe qytete të tjerë, të krijuara më 19 mars 2000.

Emri i provincës nga Calabacito në Albania u ndryshua në vitin 1937 nga një komisar i La Guajira, i quajtur Eduardo Londoño Villegas. Komisari i vuri provincës emrin e gruas së tij Alba , por një tjetër version është se i vuri emrin duke iu referuar vendit tonë.

Kryebashkiaku i parë i Albania ishte Adela Enrique Pinto, i caktuar më 29 mars 2000.Në vitin 2001 popullsia e Albania ishte rreth 8,637 banorë me 3,535 prej tyre që jetonin në qytet. Kishte 707 shtëpi dhe rreth 807 familje. Zona është një territor ku ka ndikim fisi indigjen Ëayuu.

Në regjistrimin e vitit 2005, 67% e njerëzve në komunën Albani jetonin në shtëpi, 19% në apartamente dhe 13% në një studio apo dhomë me qira. 72% e popullsisë kishte shërbim të energjisë elektrike, 43% kishin shërbime kanalizime, 66% kishin shërbime ujësjellësish, 27% kishin shërbime të gazit natyror dhe 24% kishin telefon shtëpie.

Popullsia e Albanian në aspektin e gjinisë përbëhet nga 51% e meshkujve dhe 49% e femrave, duke paraqitur një popullsi relativisht të re. 29% e tyre e konsideronin veten autoktone, ndërsa një 10% mestizo, raizal ose afro-kolumbianë.