Cfare e beri mbremjen e djeshme Robertin te dilte nga vetja dhe te braktiste skenen


Mbrëmjen e djesheme,Berti,fare papritur, uk e cilësoi elegant faktin që Rasheli, as kërcimit, tregoi takat shumë të larta dhe të holla mbi të cilat kishte kërcyer.Ky veprim i bukuroshes,jo vetëm që nuk u duk elegant për Robertin, por ai shkoi më tej duke e cilësuar si ban.al. Rasheli, e ndier keq, u përpoq të justifikohej duke thënë se donte të nxirrte në pah vështirësinë që kishte pasur gjatë performancës, ndryshe nga herët e tjera me takat standarde të kërcimit.

Megjithatë, Roberti nuk dëgjoi më. Ai, të gjithë këtë debat që lindi nga veprimi i Rashelit, e cilësoi ban.al, ndaj refuzoi të vazhdonte të qëndronte në juri: “Unë po iki, ku janë shkallët?” – pyeti duke e lënë jurinë e DWM, por largimin e zgjati vetëm pak minuta.

Pasi u kthye, tha edhe një herë se performacën e Rashelit e kishte vlerësuar shumë, por nuk harroi të theksonte: “Ruajeni show-n nga banaIiteti, danci është element elegance. Unë isha happy, në një moment elegant, por ajo që ndodhi ofendon praninë time”,– vazhdoi Roberti duke iu drejtuar Rashelit.“S’e kisha me ty, ti fole për diçka të parëndësishme, por televizioni ka nevojë për elegancë… “ vazhdonte të këmbëngulte në bindjen e tij, por pa dashur të merrej personalisht me Rashelin, e cila, tashmë ishte ulur në vendin e saj e ndier keq nga një siklet të cilin e tha pa të keq.