/Çemndet rrjeti, këngëtarja e madhe serbe vjen për koncert në Kosovë

Çemndet rrjeti, këngëtarja e madhe serbe vjen për koncert në Kosovë

Këngëtarja e njohur serbe Ceca Raznatoviq do të mbajë një koncert në Mitrovicë të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga një portal serb “Telegrafi”, i cili shkruan se koncerti do të mbahet nesër në orë 12.

Ceca e ka quajtur këtë koncert të pazakontë, madje është shprehur se nuk ishte në dijeni për të. Për mediat serbe ka thënë se e ka pranuar ftesën si dhe ka vendosur që të shkojë si në çdo koncert tjetër, pa u ndjerë e firkësuar.

“Si në çdo koncert deri më tani, kam marrë një ftesë. E shihni se as nuk është reklamuar koncerti ose diçka e tillë. As në media nuk është raportuar se do të këndoj, as unë nuk e dija. Kam marrë një ftesë dhe e kam pranuar” – u shpreh ajo sipas ‘Iconstyle’.

“Fatmirësisht, këtë të shtunë jam e lirë sepse unë jam shumë e angazhuar, e dini edhe ju. Andaj, me gjithë zemër e kam pranuar pjesëmarrjen dhe jam shumë e lumtur dhe mezi pres. Nuk e mbaj mend kur kam qenë për herë të fundit në Mitrovicë”.

“Nëse do të kisha frlkë, nuk do të pranoja koncertin. Vetëm bashkimi e shpëton Serbinë. Dua që ata të jenë të bashkuar. Situata është e tillë që është dhe unë pres përfundim pozitiv, në çfarëdo rasti. Kurrë nuk kam qenë pesimiste, nuk do të jem as tani”, ka përfunduar këngëtarja, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm për Serbinë.