/“Caro Salvini”, ish-deputetja shqiptare bën për ujë të ftohtë ministrin

“Caro Salvini”, ish-deputetja shqiptare bën për ujë të ftohtë ministrin

Ledi Shamku, ish-deputetja e PS e cila ushtron profesionin si pedagoge në Bolonja ka reaguar pak minuta më parë në “Faceebook”, në lidhje letrën kër.cë.nuese të bërë publike dje nga ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini.

Letra ishte e shkruar me një gramatikë jo të rregullt dhe me fjalë shumë ofenduese.

Ish-deputetja Shamku, e cila më herët ka kryer shumë studime në fushën e gjuhësisë, konkretisht në sociolinguistikë, i është përgjigjur ministrit se ky kër.cënlm nuk i ka ardhur nga shqiptarët, duke e provuar me fakte gjuhësore.

Sipas saj, shqiptarët nuk përdorin metaforën “derr me brirë” dhe nuk është në gjuhën tonë, në formën e maIIkimit apo zemërimit.

Shamku i sugjeron Salvinit të lexojë pak më shumë sociolinguistikë. Pasi kjo letër është shumë italiane dhe nuk ka pse të shqetësojë bashkëjetesën prej dy mijë vjetësh mes dy popujve.

“Nuk do të jetë një letër e botuar në mënyrë të papërgjegjshme për të shqetësuar një bashkëjetesë prej dy mijë vjetësh dhe kalon mes dy popujve. Jo definitivisht! Unë do t’ju këshilloja të lexoni pak më shumë rreth Sociolinguistikës. Është një disiplinë që e bën njeriun më të mirë se sa është”, shkruan ndër të tjera Ledi Shamku.