/‘Bunkeri’ me rrota i Putinit tërheq vëmendjen në G20 (Video)

‘Bunkeri’ me rrota i Putinit tërheq vëmendjen në G20 (Video)

Autokolona presidenciale e Presidentit rus, Vladimir Putin, ka bërë një paraqitje mbresëlënëse në udhëtimin e saj të parë në Amerikën e Jugut dhe ka tërhequr interes nga blerësit ndërkombëtarë të etur për të hipur në komoditetin e një limuzine “Aurus”.

Pas debutimit të tyre ndërkombëtar në Finlandë këtë verë, dy limuzinat e blinduara “Aurus” u dërguan në Buenos Aires për të shoqëruar Presidentin rus në samitin e G20. Udhëtimi i Vladimir Putinit shkaktoi një trazirë të madhe në mediat lokale, të cilat e quajtën limuzinën një “bunker të vërtetë mbi rrota”.

Zhvilluar nga instituti NAMI i Rusisë si pjesë e projektit ‘Kortezh’, automjeti i mbrojtur nga balistika dhe eksp.Iozivi gjithashtu siguron një nivel shumë të rehatshëm se sa një makinë ekzekutlve meriton.

“Është bërë mirë dhe është shumë e rehatshme”, tha Putin në fund të samitit të G20.

“Është një makinë vërtet e mirë. Më pëlqen. Dhe nuk e pëlqej vetëm unë. Disa nga miqtë tanë arabë e pëlqejnë shumë dhe kanë thënë se duan ta blejnë këtë makinë për vete”, shtoi ai.

Putini e ndërroi “Mercedes-Benz S 600 Pullman” për prestigjiozen “Aurus” në maj në ceremoninë e inaugurimit të tij. Që atëherë, makina ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.

Në qershor, Putini i tregoi limuzinën e tij të re “Cortege” Princit të Kurorës së Abu Dhabit Mohammed Al Nahyan gjatë vizitës së tij në Moskë. Në tetor, makina ju prezantua edhe presidentit egjiptian Abdel Fatah el-Sisi në pistën e Formula 1 në Soçi.