/Brokoli në vaj ulliri, një traditë për shije dhe shërim

Brokoli në vaj ulliri, një traditë për shije dhe shërim

Brokoli është një na perimet që përmban vlera të mëdha ushquese, çka e bën edhe një nga produktet më të rekomanduara për t’u konsumuar.

Kjo perime ka shumë vlera ushqyese, minerale dhe shumë vitamina, që janë të domosdoshme për kryerjen e funksioneve të metabolizmit.

Po ashtu, brokoli përmban folate, fibër, krom vitamina E, Vitamina B1, B2, B3, B6 dhe mangan.

Por që të ruani të gjitha këto vlera ushqyese që përmban brokoli, është e rëndësishme ta gatuani në mënyrën e duhur.

Ja sesi të gatuani brokolin pa i hequr vlerat ushqyese:

-Përdorni ujë të ftohtë kur i shpëlani.

– Gatimi duhet të jetë i shpejtë dhe në temperaturë të njëtrajtshme.

– Priteni brokolin në 4 pjesë.

– Mënyra më e mirë për ta gatuar është në avull.

– Nuk rekomandohet ta gatuani brokolin pas zierjes.
Brokoli në vaj ulliri, një traditë për shije dhe shërim

Të konservosh perimet në vaj ulliri është tashmë traditë.

Ne sjellim këtë recetë klasike që nuk do ta ndani nga tryezat tuaja, sapo ta mësoni si përgatitet dhe vetitë ushqyese.

Në çdo cep të globit njerëzit përdorin kavanozat, duke i ruajtur perimet e stinës për në dimër te tilla si domate, patëllxhan, kërpudha.

Por shumë pak prej jush mund ta dinë se edhe brokoli mund të ruhet në vaj.

Rregulli i parë për brokoli: freskia

Rregulli i parë është të blesh një produkt të freskët, madje nga një fermer i besuar.

Së dyti duhet të udhëhiqeni nga ngjyra të ndritshme të gjelbëra.

Së treti nuk duhet që t’i vendosni brokolit në frigorifer për ditë të tëra, para se të bëni gati kavanozat.

Kështu që dilni dhe blijini kur të jeni me të vërtetë gati për të punuar me kavanozat e qelqit dhe vaj cilësor ulliri ekstra të vlrgjër.
Përgatitja

Merrni brokolit dhe pastrojini nga gjethet.

Valojini në një enë të mbushur përgjysmë me ujë dhe gjysmë me uthull të bardhë dhe një lugë çaji kripë.

Pasi të arrijë temperaturën e vlimit shtoni brokolit, duke i lënë për dy minuta, pastaj kullojini.

Lërini të ftohen për disa orë.

Organizoni brokolin në kavanoza qelqi të alternuara me hudhër dhe piper dhe mbulojini me vaj ulliri.

Për 1 kg brokoli do t’ju duhet gjysmë litri uthull e bardhë, dy kokrra hudhër, piper për shije.

Në këtë pikë mjafton të mbyllni hermetikisht kavanozat dhe t’i sterilizoni në ujë të valuar për rreth 40 minuta.

Mbajini në një vend të freskët, të thatë dhe mundësisht në errësirë.

Do të keni gjithmonë një produkt të freskët dhe për më tepër gati për ta kombinuar me çdo pjatë apo ushqim.