Breshër i madh në Ferizaj, gjithçka është zbardhur


Fundjava po manifestohet me mot shumë më ndryshe se që jeni mësuar ditëve të fundit.

Në disa qytete të Kosovës që nga dje ka filluar të bie edhe breshër i madh.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Ferizaj, ku nga pamjet që ka siguruar Periskopi, shihet se është zbardhur toka nga breshëri, madje ngjan në borë.

Periskopi mëson se ka gjysmë ore që është duke rënë pa ndalur breshër në qytetin e Ferizajt. Pa dyshim se do të shkaktojë edhe dëme të madha si në bujqësi, ashtu edhe dëme të tjera materiale./Periskopi/