Bosi me thesar, gazetarët e zënë mat: Z.Presidenti si e kaluat drekën me të varfërit?!


Ndërsa show e fundiviti kanë filluar në të gjithë vendin ku politikanët po ndajnë kacidhe për të varfërit Presidenti Ilir Meta me dinakëri ka arritur ti shpëtojë gazetarëve të cilët e vunë me shpatulla pas muri.

Ka qenë një gazetar, që s’ia ka përtuar Presidentit milioner, duke i drejtuar një pyetje shumë domethënëse. Gazetari e ka pyetur Metën, duke e parë në sy, se si i është dukur vetja në drekën me të varfrit.

Zoti President sot ishit në një drekë me të varfrit. Si ju duk vetja?
Me një dinakëri dhe tinëzi të shtirur që i shfaqej edhe në sy, Presidenti i luksit është shprehur se politika duhet të jetë më shpesh pranë këtyre njerëzve, edhe pse as ai vetë nuk do t’i shohë më me sy deri në fundin e vitit tjetër, kur të duhet të bëjë një tjetër shfaqje turpi.

“Kemi nevojë të jemi më shpesh pranë këtyre njerëzve, sepse siç dëgjova edhe Imzot Johanin, nga i cili gjithmonë mëson. Ai që nuk e shikon Krishtin te sytë e lypësit pranë Kishës, e ka të vështirë ta gjejë atë diku tjetër, dhe unë besoj se është detyrim i yni, i gjithë institucioneve qendrore e vendore që të bëjmë më shumë për të garantuar jetesën dhe dinjitetin e këtyre njerëzve, të cilët nëpërkëmben nga varfëria, por shpesh edhe nga braktisja e institucioneve, nga burokracia dhe mosvëmendja.

Padyshim vëmendja jonë për bashkësitë fetare është e jashtëzakonshme, sepse po bëjnë një punë të shkëlqyer, dhe e bëjnë atë pa publicitet. Por nuk mjafton kjo, ne duhet të marrim përgjegjësitë tona si shtet. Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim e të tregojmë përgjegjësitë tona sociale e të tregojmë më shumë njerëzillëk”, ka deklaruar Meta.