Borë për Krishtlindje? Moti na surprizon sot dhe nesër, zbuloni si do jetë


Ballkani po ndikohet nga masa ajrore që do të sjellin reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin tonë.

Sipas IGJEUM, pritet që ditën e sotme të kemi reshje, shiu, ndërsa nga nesër do të fillojnë dhe reshjet e dëborës paradite.

Parashikimi për dy ditët si më poshtë:

E Hënë 24 Dhjetor 2018

Fillimi i javës dt 24 Dhjetor 2018 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në Veriperëndim ku do të ketë rreshje shiu , ndërsa Jugu dhe zona lindore do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 ballë me lartësi vale 1,0 në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:Zonat malore 4/10°C,Zonat e ulëta 2/17°C,Zonat bregdetare 8/17°C

E Martë 25 Dhjetor 2018
Dita e Martë dt 25 Dhjetor 2018 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në Verilindje dhe juglindje ku do të ketë rreshje të pakta bore në orët e para të mëngjesit. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 ballë me lartësi vale 1,0 në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie.

Temperaturat min dhe max:Zonat malore -6/4°C,Zonat e ulëta 3/11C,Zonat bregdetare 5/12°C