/BMW, makina e parë në botë që mbushet me wireless [Video]

BMW, makina e parë në botë që mbushet me wireless [Video]

BMW është kompania e parë e madhe e makinave, që sjellë në treg një sistem karikimi wireless për makina.

Planifikuar për lansim në muajin korrik, kjo teknologji do të jetë në dispozicion për t’u porositur në SHBA, Britani të Madhe, Kinë, Japoni dhe sigurisht në Gjermani.

Modeli i parë që mund të përdorë është modeli i ri 2018 530e iPerformance plub-in hibrid, shkruan IndeksOnline.

Si funksionon? Krejt cfarë duhet të bëni është të vendosni jastëkun në tokë, në këtë rast në shtëpi ku normalisht parkohet makina gjatë natës. Jastëku është i lidhur me rrjetin elektrik dhe kur parkoni makinën mbi të, ajo fillon procesin e rimbushjes.

Karikimi automatikisht ndalet kur bateria është plotë, në atë moment mund hyni brenda makinës dhe të niseni. Mercedes-Benz ka njoftuar gjithashtu një sistem karikimi me wireless, por do të vijë më vonë. /IndeksOnline/