Blogerja angleze i dedikon një shkrim meshkujve shqiptarë


Një blogere angleze u ka dedikuar një artikull të plotë meshkujve shqiptarë, ose më konkretisht se si është të dalësh me një mashkull shqiptar. Alice Ophelia Taylor jeton prej disa kohësh në vendin tonë dhe ka një blog të sajin me emrin ‘Balkanista’ ku promovon turizmin dhe kulturën tonë, por gjithashtu edhe ironizon disa fenomene tipike shqiptare.

Nëse futeni në blogun e saj do të gjeni shkrime mjaft interesante dhe një nga ato është një shkrim për meshkujt shqiptarë. “Ti kupton se po del me një mashkull shqiptar kur…” kështu e titullon Alice shkrimin ku më pas rendit të gjitha karakteristikat tipike që mëson nga një patriot i yni.

Ajo thotë se ka pyetur disa të huaj që jetojnë në Shqipëri, se si është që të dalësh me një mashkull shqiptar, dhe kjo pyetje shkaktoi mjaft të qeshura.

“Natyrisht, qëllimi i tyre nuk është përgjithësimi i një vendi të tërë, por pikat e mëposhtme janë përmendur shumë herë dhe për mua, ato janë një pjesë e arsyes se përse ne të huajt i duam shqiptarët”.

-Kur mamaja e tij të shtron ose të dërgon racione me ushqim të bërë vetë.

-Koha bëhet një konstrukt social dhe krejtësisht e hapur për interpretim. Nëse ke lënë një takim në orën 8:00, duhet të jeni të vetëdijshëm se kjo do të thotë 8:00 plus deri në 90 minuta dhe kjo nuk konsiderohet vonë.

-Fillon të shash rrjedhshëm në gjuhën shqipe.

-E kupton se familja vjen mbi gjithkënd e mbi gjithçka.

-Do të zbulosh gjëra në vend që nuk i ke zbuluar vetë më parë.

-Do të shkosh në vende që nuk i gjen kurrë me një guidë turistike.

-E gjen veten me një këndvështrim pasionant mbi politikën, pavarësisht se di shumë pak për të dhe zotohesh që nuk do të formosh një opinion.

-E kupton se ftesa për një kafe është e ngjashme me një deklaratë dashurie.

-Fillon të këndosh teksa luhet muzikë shqiptare, pa ia pasur idenë se çfarë po thua.

-Standardi yt si shofere e mirë njeh një rënie pikiatë.

-Bëhesh shumë patriotike për vendin mikpritës.

-E kupton se pavarësisht gjithçkaje, shpatullat i ke të ngrohta.

-Nis të hash gjëra që nuk i ke ngrënë kurrë më parë. Shih rregullin 1.

-Mbeten të zhgënjyer dhe të habitur nga fakti se ti ke një pastruese shtëpie dhe nuk i bëni punët vetë.

-E kupton që shumica e meshkujve nuk dinë të gatuajnë.

-Mund të mos biesh dakord për shumë çështje liberale, por është në rregull, ti thjesht mëson që të shmangësh këtë çështje.

-Ti e kupton se dallimet kulturore mund të tejkalohen.

-Ritmi i jetës ngadalësohet dhe e kupton se fjalia ‘avash avash’ mund të aplikohet thuajse në gjithçka që bën ti.

-Ty të lind një interes i thellë për traditën, kulturën dhe historinë e tyre.

-E kupton se rolet tradicionale gjinore zbatohen ende këtu.

-Ti me të vërtetë e vlerëson se sa të sjellshëm, të kujdesshëm dhe të mendueshëm janë ata.

-E gjen veten duke u marrë me kushedi sa lloje çajrash dhe mjekimesh bimore.

-Nis e mësohesh me temperamentin shqiptar. Nëse janë të zemëruar, të lumtur, të trishtuar apo të ngazëllyer, gjithmonë e gjithnjë e shprehur në një shkallë pasionante- në tri fjalë të shkurtra: Gj.ak i nxehtë ballkanik.

-E gjen veten duke besuar/pranuar se pak xhelozi është diçka e mirë dhe përfaqëson drejtpërsëdrejti nivelin e dashurisë në një marrëdhënie.

-E kupton se ata nuk janë të gjithë të fiksuar pas statusit ‘cool’/pasaportave apo vizave.

-Ti e kupton se gjithçka është e mundur në Shqipëri.

-Ti ke partnerin më të mirë ndonjëherë dhe nuk do ta kesh ndryshe./dita