Bie kriminaliteti, ky është shteti që mendon të mbyllë burgjet


Holanda do të mbyllë katër burgje pas rënies së krimit – pavarësisht nga importimi i të burgosurve nga vendet e tjera për të provuar dhe mbushur ato.

Qeveria holandeze po shqyrton mbylljet pasi doli se normat e krimit tani janë më të ulëtat që nga viti 1980.

Tani ka vetëm 49 krime të raportuara për çdo 1,000 shtetas, thotë zyra e statistikave kombëtare CBS zbuluar më parë këtë vit, transmeton oranews.

Një planifikim i vitit 2013 për mbylljen e 19 burgjeve, shkaktoi shumë zemërim midis punonjësve të burgjeve, ndërsa qeveria filloi të ‘importojë’ të burgosurit nga vendet e tjera, duke përfshirë Norvegjinë dhe Belgjikën, me shpresën për t;i mbajtur ato të hapur.

Megjithatë, burgjet në zonat e largëta ose rurale do të shpëtohen mes frikës se mbyllja do të shkurtonte vendet e punës.

“Algemeen Dagblad” raportoi se një e treta e 13.500 shtretërve të burgut të Holandës ishin të zbrazët në vitin 2017 duke bërë shkurtime të pashmangshme.