/Bie dhe një ushtar i Sali Berishës në drejtësi, nesër shkarkohet Tom Ndreca

Bie dhe një ushtar i Sali Berishës në drejtësi, nesër shkarkohet Tom Ndreca

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të gjykojë nesër me dyer të mbyllura dosjen e një tjetër “peshku të madh” të drejtësisë, i cili ka mbyllur dosjen e “21 Janarit”. Kolegji do të shqyrtojë dosjen e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca. Ndreca është shkarkuar nga komisioni i parë i Vetingut për lidhjet me kr*min dhe për pasurinë e pajustifikuar.

Relatore e dosjes së Tom Ndrecës është ish-kryeprokurorja Ina Rama, e shpallur ar.mike nga Sali Berisha, pasi bashkëpunoi me amerikanët. Sipas burimeve, nesër do të vendoset shkarkimi përfundimtar i Tom Ndrecës, i cili nuk e mbante mend se sa para dhe shtëpi kishte.

Ndreca i bëri një nder të madh Sali Berishës, duke i mbyllur dosjen e vr*sjeve në “21 Janar”. Ai dënoi vr*sësit e urdhëruar nga Berisha vetëm për vr*sje nga pakujdesia, duke shënuar një skandaI të madh.

Ndreca ka qenë edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, ku me urdhrin e Partisë Demokratike i vodhi Edi Ramës Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, duke ia dhënë bashkinë Lulzim Bashës. Tani ka ardhur dista që Tom Ndreca të shporret nga drejtësia. Berisha do të ketë edhe një ushtar më pak në drejtësi./Pamfleti