/Berisha sfidon mazhorancën: A keni shpirt të heqim fare tarifat për studentët, Universitetet falas

Berisha sfidon mazhorancën: A keni shpirt të heqim fare tarifat për studentët, Universitetet falas

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sfiduar mazhorancën në Kuvend të bëjnë Universitetet publike falas, pa asnjë tarifë.

Duke folur në Kuvend, Berisha mori shkas për propozimin nga një diskutim që ka pasur me një përfaqësues të Bundestagut gjerman, i cili vizitoi vendin tonë tre ditë më parë.

Berisha: Para tre ditësh ishte këtu një gjerman i madh nga Bundestagu, një njeri i shquar në ekonomi.Ne në Gjermani i vendosëm njëherë këto tarifat se e kishim falas. Pas 5-6 vitesh e pamë që bëmë gabim dhe i hoqëm tarifat. A keni ju shpirt të votoni sot heqjen përfundimtare të tarifave mbi studentët shqiptarë, ky do të ishte mesazhi më i shkëlqyer, një rast që e krijoi presidenti i Republikës, të mos hyjmë në asgjë tjetër, Universitetet pa tarifa për të gjithë shqiptarët kudo ku janë, e ka Greqia, e ka Gjermania.

Me 30 euro e ka Maqedonia. Pse mos t’ua bëjmë ne këtë këtyre. Ata po luftojnë të jenë në Shqipëri, të bëjnë Shqipërinë. Ne në një akt fisnik, mirënjohje, të miratojmë Universitetet publike falas. Por nuk ka lënë hajdutët dhe hajdutëria. Kjo është fatkeqësi e madhe. Jam i bindur se ata studentë do të fitojnë.Ëndrra nuk ka forcë ta ndalojë pa shndërrimin e saj në realitet. Mjerë ju ku do të shkoni.

Berisha iu përgjigj dhe akuzave të Ahmetaj dhe Nikollës se demokratët nuk kanë bërë asgjë për arsimin gjatë qeverisjes së tyre.

Berisha: Në ato vite është bërë një rritje e padhe e rrogave të pedagogëve.U dhanë për Universitetet 36 ndërtesa. Ku shkuan paratë tuaja? U vodhën, u vodhën. Këtë dramë arsimit ja shkaktuat me ligjin që e kaluat hajdutërisht, atij ligji që mbyllte dyert e Universiteteve për të varfrit e Shqipërisë, atij ligji që vinte mbi arsimin publik arsimin privat vetëm për të ndarë paratë me të.

Për të përmbyllur fjalimin e tij Berisha mori edhe kohën e Albana Vokshit. Akuzat nuk ja kurseu edhe kryeministrit Rama.

Berisha: E di që e pret ajo që e meriton dhe kjo është minimumi. I tha studentit mos dëgjo Saliun, se i ka thënë ai dhe jo unë. Në 2008 ishin këto deklarimet e tij. O Ulsi i thuaj studentëve të Dibrës se nga doli vila.Nuk po them për pallatin në pajë të madam Bashës.Asnjë faturë Elisa.Të gjitha tha zonja, para gjaku. Prandaj studentët nuk u besojnë, u ka ardhur fundi gënjeshtrave tuaja.

Kuvendi po diskuton dekretin e Presidentit për buxhetin 2019.