/Berisha përpIaset me Dudushin në emision: Të nxorri Rama nga skena. Gazetari i përmend vilën (DEBATI)

Berisha përpIaset me Dudushin në emision: Të nxorri Rama nga skena. Gazetari i përmend vilën (DEBATI)

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur me gazetarin Alban Dudushi pasi e ka aku zuar këtë të fundit për debatin e Edi Ramës me studentë në emisionin e tij.

“Ishte i gatshëm të të nxirrte nga skena dhe bëri edhe moderatorin dhe një gjest i tillë nuk mund të bëhet”, u shpreh Berisha.

Ndërsa Dudushi i përmendi apartamentin e tij në qendër të Tiranës si dhe një vilë në det, por Berisha iu përgjigj se nuk është e tija, por e vajzës së tij.

Pjesë nga debati:

Dudushi: Studentët thonë plotëso tetë pika. Kryeministri thotë jo këto tetë pika, po hajde i hyjmë me themeli dhe ku është problemi.

Berisha: Dinë më shumë se sa piktori dështak dhe ndrikull vila. Po vilën 200 mijë euro si e ndërtoi ajo dhe s’ka thënë një fjalë për vilën. Po pse nuk thotë Edi Rama për vilën e Surrelit? Unë me rrogën time e kam pasur të pamundur që të ndërtoj vilë. Nga u ndërtuan sarajet e Surrelit. Nga dolën këto.

Dudushi: Ju keni apartament në qendër të Tiranës. Dilni në Facebook me vilën.

Berisha: 125 metër katrorë e kam nga 90 metra katrorë që ka qenë dhe kursimet e mija kanë qenë për të shtuar apartamentin tim. Nuk kam vilë në Lalz dhe askund. është vilë e kunatit tim dhe vajzës sime dhe kam një dhomë timen të dhuruar. Nuk mund të ndërtoj vilë me rrogë. Nuk ndërtohet shtëpia me rrogë.