Berisha nuk pyet për gazln lotsjellës: Jam në gjendje të shkëlqyer, po përdorin ar.më tokslke (Video)

    0
    57

    Ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm në protestën e opozitës e cila po mbahet para Parlamentit. Situata është tensionuar pasi ka pasur një përp.lasje mes protestuesve dhe policisë, ku FNSH ka përdorur edhe gazin lotsjellës. Berisha i prekur nga gazi shihet duke lotuar.

    Gazetarja e Tirana Today i ka marrë një prononcim të shkurtër Berishës, i cili ka komentuar përdorimin e gazit nga policia. Ai është shprehur se qeveria Rama ka përdorur mjetet e fundit si të parat për të ndaluar protestën.

    “Kjo është një ar.më to.ksike, me një shkallë të caktuar që përdoret pasi dështojnë mjetet tjerat. Por këta e përdorin të parë, por edhe ne do t’iu kthejmë. Edhe demonstruesit janë të përgatitur. E kanë betejë të humbur, nuk mbrohen me tym e me gaz”, tha Berisha.

    Si është gjendja juaj shëndetësore?

    Berisha: Gjendja ime shëndetësore është e shkëlqyer.

    TIRANA TODAY