Bëni gati farsoletat: Kënga e re e Florit dhe Fifit do t’ju prekë zemrat


Prej kohësh tashmë këngëtari Flor Mumajesi dhe Fifi kanë qenë në vëmendje të mediave pasi është përfolur se janë në një lidhje. Dyshja publikoi një foto ku shfaqeshin në të njëjtin pozicion, gjë që ngriti dyshimet se mes tyre ka diçka.

Megjithatë shumë shpejt u zbulua se ata janë duke punuar për një këngë të re e cila do të titullohet “Ta dua zërin”. Së fundmi burime për “Prive” kanë zbuluar se kënga është drejt përfundimit dhe është një mesazh sensibilizues për personat që nuk flasin dot.

Kujtojmë që pak vite më parë Flori solli një këngë të ngjashme me Ledrin “Beautiful” që u prit mjaft mirë nga fansat dhe i preku të gjithë.