Bëmë baba të të ngjaj: Vetëm 1-vjeç, djali i Majk ka trashëguar talentit e të atit


Djali i reperit Majk dhe Majlinda Zekës, Roani, është bërë një ndër fëmijët më të ndjekur në rrjetin social Instagram, ku ka fituar fansat e tij të cilët presin me padurim që Majlinda të publikojë foto të Roanit.

Së fundmi, në një video të publikuar të vogëlushit, Roani shfaqet në makinë, me kapuç në kokë, teksa dëgjon muzikë rep.

Mirëpo, çfarë i ka bërë përshtypje të gjithëve është fakti që ai e ndjen aq shumë muzikën, saqë nis të tundë kokën e të kërcejë nën ritmet e saj, duke treguar se pasionin për muzikë e ka të trashëguar nga i ati.