/Befason shkencëtari i njohur: Zoti ekziston dhe është një matematicien i madh

Befason shkencëtari i njohur: Zoti ekziston dhe është një matematicien i madh

Michio Kaku është një ndër shkencëtarët më të njohur dhe të respektuar. Ka dhënë kontributin e tij intensiv në shkencë dhe është një fizikan teorik i angazhuar për vite në studimin e teorisë së fijeve, për të cilat ishte i pari që themeloi një formulim preciz në lidhje me teorinë e fushës.

Shkencëtari ka deklaruar se ka gjetur provën për ekzistencën e një force që “drejton gjithçka”. Ky pohim natyrisht që ka krijuar trazira në komunitetin shkencor dhe jo vetëm, por sidoqoftë fizikani duke përdorur teknikën primitive Tachyon të ‘‘semi-radios’’, ka arritur në përfundimin se ne jetojmë sipas një lloj ‘Matrix-i’’:

“Kam arritur në konkluzionin që gjendemi në një botë të krijuar nga një inteligjencë, jo shumë e ndryshme nga videolojrat e preferuara, sigurisht më komplekse dhe e paimagjinueshme”, thotë ai.

“Më besoni, gjithçka që gjer më sot e kemi quajtur rastësi, nuk do të ketë më asnjë kuptim, për mua është më se e qartë që ne drejtohemi sipas disa rregullave të krijuara dhe jo të përcaktuara sipas mundësive universal, Zoti është një matematicien i madh” deklaroi Kaku.