/Baton Haxhiu: Të rinjtë kanë model deputetet me çanta 5 mijë euro dhe deputetët me këpucë Lui Vuitton/Përmend edhe Shkëlzen Berishën

Baton Haxhiu: Të rinjtë kanë model deputetet me çanta 5 mijë euro dhe deputetët me këpucë Lui Vuitton/Përmend edhe Shkëlzen Berishën

I ftuar në Opinion, analisti Baton Haxhiu ka komentuar edhe modelet që ndjekin të rinjtë në këtë periudhë në shoqërinë tonë, teksa nuk la pa përmendur se në parlament është Shqipëria e markave.

“Problem i kësaj shoqëria i takon njerëzve që kanë ardhur nga sistemi. Balenciaga, Louis Vuitton, Prada, është ulur brenda në parlament. Keni parë ju shkrimtarë të tillë.

Klasa që iu përfaqëson është bërë negative. Për fat të keq të rinjtë imitojnë këtë. Të rinj me Porsche, me marka. Infrastruktura vizuale e këtij vendi është brenda kuvendit, dhe të rinjtë e imitojnë. Djali i ish kryeministrit shëtit nëpër vendet më të shtrenjta”, u shpreh Baton Haxhiu në emisionin e sotëm Opinion ku po diskutohet për protestën e studentëve.