Basha niset për në Samitin e Sofjes, befason me atë që do të kërkojë atje


BASHA NE KONFERENCE – Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me viziten e tij zyrtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes, ku do të mblidhen partitë popullore Evropiane. Pavarësisht se qëndrimi i opozitës ka qenë se Shqipëria për shkak të drogës dhe korrupsionit nuk e meriton hapjen e negociatave, Basha do të kërkojë mbështetje nga PPE.

Vizita e Bashës sot zgjasë deri ditën e mërkurë, pasi të enjten Basha do të rikthehet për të qenë i pranishëm në seancën parlamentare.

Kujtojmë se opozita ka deklaruar, se të ditën e enjte nuk do te lejojë zhvillimin e një seance parlamentare normale. Vendimi i opozitës vjen pas publikimit të audio-përgjimit për vëllain e Ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj, pasi pretendohet se ai është i lidhur me trafikun e drogës