/Barcelona mberin ne Milano,Piquese i ndodh dicka e pazakonte

Barcelona mberin ne Milano,Piquese i ndodh dicka e pazakonte

Skuadra e Barcelonës tashmë ka mbërritur në Milano dhe është akomoduar në hotelin Melina.

Por, për Gerard Pique ishte një mbërritje e dhlmshme pasi mbrojtësi spanjoll goditi me kokë pasqyrën e autobusit.

Pas gjithë kësaj 31-vjeçari është bërë hit në media dhe rrjete sociale nga tifozët.

Pique dhe Mauro Icardi gjatë një momenti nga ndeshja e parë në Camp Nou

Pjesë e ekipit të Barçës që kanë udhëtuar në qytetin e modës është edhe ylli i skuadrës, Lionel Messi.

Por, me shumë mundësi argjentinasi nuk do të luajë ndaj skuadrës së Luciano Sapllettit pasi nuk është 100 për qind gati.

Ndeshja e së martës mbrëma është në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve

Aktualisht Barcelona është në vendin e parë me nëntë pikë, kurse Interi në pozitën e dytë me gjashtë pikë