/Barcaleta E Ditës: “Babi, Kam Gjetur Dashurinë E Jetës Time!”

Barcaleta E Ditës: “Babi, Kam Gjetur Dashurinë E Jetës Time!”

Një djalosh lidhet me një vajzë dhe shkon t’i thotë të atit…

– Babi kam gjetur dashurinë e jetës sime. Kemi vendosur të martohemi me njëri-tjetrin!

– Me të vërtetë? Po kush është fatlumja?

– Blerta, vajza e kasapit.

– Blerta? Ohh jo… biri im, më vjen keq, por ti nuk mund të martohesh me këtë vajzë, sepse… Dëgjo… epo… unë në rininë time e jetoja jetën në maksimum dhe kurrë nuk kam i humbur mundësitë që më erdhën.

Unë shpresoja të mos zbulohej ndonjëherë, por tani më duhet ta bëj. Blerta është motra jote…

I riu largohet i dëshpëruar.

Megjithatë, pas tetë muajsh, ai kthehet te prindërit:

– Babi, më në fund gjeta gruan e jetës sime: Adriana, vajza e këpucarit.

– Adriana?! Nuk është e mundur. Shiko, biri im … Nuk di si të ta them, por edhe ajo është motra jote. Mundohuni ta kuptosh, isha i ri … mes meje dhe nënës sate ishte një kohë e vështirë dhe kështu…

Përsëri i dëshpëruar, i riu gjithashtu e lë të dashurën e dytë.

Megjithatë, pas një viti e gjysmë, ai përsëri rishfaqet tek babai i tij:

– Babi, këtë herë unë me të vërtetë e gjeta gruan në jetën time. Amina, jetime nga nëna. Dhe është gjithashtu me ngjyrë!

– Shiko biri im…

– Ah, jo … Edhe kjo një tjetër aventurë, hë!?!

– Biri im, më kupto… Unë kam qenë një vullnetar i Kryqit të Kuq, isha shumë i ri dhe ti ishe shumë i vogël. Nëna jote dhe unë kishim vendosur ta shijonim më së miri jetën tonë…

Djali nuk duroi dot më dhe shpërtheu në lot. U largua me vrap drejt dhomës së tij.

Sapo e dëgjoi atë, e ëma hyn në dhomë dhe e pyet pse po qante. Djaloshi, që qante me dënesë i shpjegon historinë e trishtë:

– Mami, desha të martohesha me Blertën dhe zbulova se ajo është motra ime, sepse babai kur isha i ri … epo kuptohet. Pastaj takova Adrianën dhe më ndodhi e njëjta gjë. Dhe madje edhe me Aminën!

Nuk mundem më, mami!

– Zemra e mamit… – i kthehet e ëma, duke e ngushëlluar… shko martohu me cilën të duash.

Ai nuk është babai yt!