/Bandë brutale shqiptare dominon Londrën, reportazh për luksin e gangsterëve (Video)

Bandë brutale shqiptare dominon Londrën, reportazh për luksin e gangsterëve (Video)

Bandat shqiptare po fitojnë terren me shpejtësi dhe përherë e më shumë po dominojnë botën e krimit të organizuar në Londër.

Gazeta britanike “TheSun” i ka kushtuar një artikull jetës luksoze të gangsterëve shqiptarë, dhe veçanërisht pjesëtarëve të bandës së quajtur “Hellbanianz”.

Ky grup po bëhet ndër më dominuesit në tregun e kokainës në Londër, duke u renditur mes tre kryesorëve.

Plot 42 % të tregut e furnizon pikërisht kjo bandë e shqiptarëve në Londër.

“Hellbanianz” njihen edhe për brutalitetin e tyre ndaj grupeve të tjera. shkruan “The Sun”.

Këta gangsterë shqiptarë reklamojnë në rrjetet sociale jetën e luksit.

Mediat vendase publikojnë video ku ata tregojnë paratë dhe luksin që i rrethon.

Njëri prej drejtuesve të kësaj bande, Tristan Asllani është arrestuar nga autoritetet britanike.

Ai u ndalua me 25 kilogramë kokainë ndërkohë që në banesë iu gjet edhe një armë zjarri. /a.m./noa.al/