Balili kundër Metës, Haxhija kundër Berishës : Si po pozicionohet Rama për betejen finale


Dorëzimi i Klement Balilit, i cilësuar shpesh si “Esk obari i Ballkanit” erdhi surprizë për shumëkënd në Tiranë apo gjetkë, por kjo nuk duket të jetë e tillë për klasën politike të vendit, e cila po zien muajt e fundit prej llogarish që bëjnë të mëdhenjtë nën hijen e SPAK-ut.

Më tepër se një dorëzim se nuk kishte ku të shkonte dhe aq më pak një arr estim, kapja e Klement Balilit duket të jetë një dorëzim me marrëveshje, e cila bëhet në funksion të disa pikave që fillojnë nga garancia e mos eks tradimit në Greqi duke ia hedhur me një dënim të ulët dhe përdorimi i dëshmisë së tij në Iuftën politike në Shqipëri.

Klement Balili ka qenë një i LSI-së në jug dhe gjithashtu zyrtar i lartë i saj gjatë periudhës kur Meta bashkëqeveriste me Ramën dhe tashmë ky i fundit ka futur në dorë një dëshmitar të rendësishëm mbi aktivitetin e Metës.

Iufta Rama-Meta është rikthyer dhe më shumë se sa cic-micet për emra ministrash apo drejtorësh, përp lasja e tyre është më e madhe dhe më e thellë kështu që kryeministri po pozicionohet për betejen finale me të duke marrë në krahun e tij sa më shumë “gurë” për t’i përdorur më pas.

Dorëzimi i Balilit ngjan kryekëput me eks tradimin me dëshirë të Izet Haxhiajt, i cili është dëshmitari i viteve të err ëta të qeverisjes së Berisha 1992-1997 si edhe vr asjes së Azem Hajdarit.

Me dy “të penduar” të rendësishëm në bu rg që nga momenti në moment mund të cicërojnë kundër ish-bashkëpunëtorëve të tyre të djeshëm, Rama lëviz lirshëm tashmë dhe është pozicionuar për betejen finale ndaj Berishës dhe Metës duke përdorur kështu edhe hijën e rendë të SPAK-ut që po ngrihet tashmë. /albeu.com/