Babai martohet me të bijën dhe lindin një djalë, por kjo histori ka një fund tragjik (Video)


Një histori e tmerrshme incesti në SHBA ka shkaktuar 4 viktima, mes tyre dhe një foshnjë 7 muajshme.

Një marrëdhënie incesti që u bë publike në vitin 2017, duke shkaktuar një polemikë të madhe në SHBA, mes 42-vjeçarit Steven Pladl dhe vajzës së tij biologjike Katie Pladl është mbyllur me një fund tragjik;.

42-vjeçari gjeti vajzën e tij biologjike që e kishte dhënë për adoptim kur ajo ishte e mitur.

E bija e kishte kërkuar babain, derisa e gjeti duke nisur një marrëdhënie seksuale mes tyre. Ata u martuan dhe lindën një djalë me emrin Bennet Pladl.

Ngjarja u bë publike pas martesës dhe 42-vjeçari u dënua për incestit.

Të shtunën u zbulua fundi tragjik, kur mamaja e 42-vjeçarit dhe gjyshja e vajzës shkoi në shtëpinë e tyre dhe gjeti foshnjën 7 muajshme të vdekur.

Kufoma e Steven u gjet më vonë, i vdekur me një plumb në kokë në Neë York.

Përveç vajzës së tij 20-vjeçare, ai vrau dhe babain që e kishte adoptuar, 56-vjeçarin Anthony Fusco.

Trupat e tyre u gjetën në Konektikat.