/“B etejë” në ajër mes Rusisë dhe SHBA-së (Video)

“B etejë” në ajër mes Rusisë dhe SHBA-së (Video)

Këto pamje po bëjnë xhiron e botës. Një avion Iuftarak rus detyroi një avion të SHBA-së që të largohej nga hapësira ajrore mbi Detin e Zi. Video që qarkullon nëpër mediat sociale, tregon qartë momentin kur avioni rus bën manovër të rre zikshme dhe detyron F-15 të SHBA që të ndryshojë kurs.

Pentagoni ka reaguar dhe ka thënë se avioni rus u afrua në mënyrë të rre zikshme.

Avioni amerikan po fluturonte në hapësirë ajrore ndërkombëtare, pasi ishte nisur nga një aeropIanmbajtëse që ndodhej në Detin e Zi. Zëdhënësja e Pentagonit, Pamela Kunze deklaroi se aeroplani rus fluturoi pranë avionit amerikan për 2 orë e 40 minuta, para se të ndiqte kursin e tij të fluturimit. /tvklan.al